14.3% e shqiptarëve jeton nën kufirin minimal të jetesës
Indeksi i varfërisë sipas UNDP

Varfëria shumëdimensionale është reflektimi i privimeve të ndryshme më të cilat përballen njerëzit në aspekte të ndryshme të jetës së tyre; me fjalë të tjera përkthimi i mungesës të të ardhurave në çështje si frekuentimi i shkollës nga fëmijët, qasja e familjeve në ambientet e kujdesit shëndetsorë, uji i pastër, energjia elektrike e kështu me rradhë.
Në fakt, gjithë këto faktorë dhe të tjerë janë pjesë e studimit të drejtuar nga UNDP, i cili ka bërë publik Indeksin e varfërisë shumëdimensionale.
Sipas Indeksit të këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në total. Nga vendet e rajonit, Mali i Zi renditet i 50-i, Serbia e 67-a, ndërsa Maqedonia ështëe e fundit në rajon, e 80-a.
Shqipëria nuk shfaq ndryshim me raportin e një viti më parë, ndërsa specifikat e studimit tregojnë se përqindja e popullsisë që jetojnë në varfëri multidimensionale është 0.1 %, ndërsa përqindja e popullsisë që jeton nën kufirin minimal të jetesës është 14.3 %.
Në 101 vendet në zhvillim që u analizuan jetojnë rreth 1.3 miliardë njerëz (rreth 23,1% e popullsisë), të cilët janë të varfër shumëdimensionalë. Gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Një e treta janë fëmijë nën moshën 10 vjeç.
Çuditërisht, dy të tretat e të varfërve shumëdimensionalë jetojnë në vendet me të ardhura afër mesatares.
Burimi: Monitor
