VIDEO/ Panik tek Chelsea! Goditje në gjurin e dëmtuar, Armando Broja rrëzohet mes lotësh

Armando Broja e nisi titullar ndeshjen që Chelsea po luan aktualisht përballë Luton. Por është pikërisht sulmuesi i Kombëtares që solli një moment paniku tek “Blutë e Londrës”.
Në minutën e 21’ të sfidës, Broja mori një goditje nga kundërshtari në gjurin që e ka patur të dëmtuar. Për një moment dëmtimi u duk i rëndë pasi Broja u rrëzua menjëherë dhe filluan t’i dilnin lot nga dhimbjet.
Por vetëm pas pak çastesh, Broja u ngrit në këmbë dhe u rikthye përsëri në lojë.
Momenti i dëmtimit. (VIDEO)