Berisha u flet simpatizantëve përmes së Bijës: Nuk ka pranga që burgosin lirinë tuaj

“Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri.
Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit.
Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë më herët Berisha i ka përshëndetur mbështetësit e tij nga dritarja, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’. BW