“Fantazma” që Izraeli nuk po arrin ta vrasë/ Publikohet për herë të parë FOTO e liderit të Hamasit

Janë publikuar për herë të parë imazhet e kreut të grupit mercenar palestinez Hamasit, Mohammed Deif.

58-vjeçari Daef, i cili udhëhoqi grupin në sulmin e 7 tetorit mbi izraelin dhe po përballet tashmë me luftën në Rripin e Gazës, nuk ishte në publik që prej vitit 2018.

Imazhi që daton prej vitit 2018

Në fotot e publikuara nga “The Guest”, ai shihet se ka humbur një sy, duke konfirmuar raportimet e mëparshme, ku thuhej se ai kishte marrë dëmtime të rënda pasi i mbijetoi një sulmi ajror nga Izraeli.

Ai besohej të ishte i ulur në një karrige me rrota pasi humbi të dyja këmbët, një krah dhe një sy në atentatin. Megjithatë, një raport i IDF nga java e kaluar sugjeroi se lideri i Hamasit është në gjendje më të mirë fizike sesa mendohej më parë.

Imazhi i ri i liderit të Hamas, Mohammed Deif

Fotoja e re u shfaq vetëm disa ditë pasi trupat izraelite bastisën dhe sulmuan shtëpinë e tij ndërsa ishin një hap më afër figurës së pakapshme. Ata gjetën prova kyçe duke përfshirë kartën e tij të identitetit dhe informacione për fëmijët e tij, si dhe një bosht tuneli që përmbante raketahedhës dhe armë. Por Deif mbetet njeriu që Izraeli nuk ka mundur ta vrasë pasi i mbijetoi shtatë tentativave për vrasje.

Izraeli, i mbrojtur nga SHBA , i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të zvogëluar ofensivën e tij dhe ka thënë se do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet plotësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT