Cikloni nga Italia i drejtohet Shqipërisë/ Përkeqësohet moti, erë e fortë dhe dallgë deri në 4.5 metra në bregdet

Prej ditës së premte zona të tëra në Itali janë përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me temperatura tepër të ulëta.

Sipas mediave italiane, reshje të dendura ka pasur në Sardenja, Toskana dhe Piemonte, teksa bora pritet të mbulojë në orët në vijim zonat malore.

Autoritetet e kanë quajtur këtë ciklon “Befana” dhe sipas tyre në shumë rajone veriore do të ketë reshje bore që pritet të arrijnë deri në 50 cm. Pas Italisë, cikloni do të lëvizë drejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin, mes të cilëve dhe vendin tonë. Cikloni pritet të sjellë erë të fortë, temperatura të ulëta si dhe reshje bore e shiu.

Moti duket se ka nisur të përkeqësohet që tani në bregdeti ne Vlorës, teksa Kapitaneria e Portit ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla dhe peshkarexhat.

Në një njoftim, paralajmërohet se në data 5-6-7 janar pritet erë e fortë dhe dallgë deri në 4.5 metra.

Kapitaneria u ka bë thirrje pronarëve të anijeve që të sigurojnë mjetet e tyre lundruese. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se  anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 08.01.2024.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 25-30m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-40m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

  • 1. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
  • 2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
  • 3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 05-06-07.01.2024
  • 4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
  • 5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT