“Burra” që çojnë me duart e tyre drejt vdekjes bashkëshortet! Nga Naim Murseli tek Xhemal Loka

Më 29 nëntor të vitit 2023, opinioni publik u shokua nga vdekja tragjike e 30-vjeçares Liridona Ademaj në Prishtinë.

Nëna e dy fëmijëve të mitur, u ekzkeutua pasi ishte duke u kthyer në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe të vegjlit, pasi kishin darkuar së bashku. Fillimisht u tha se ngjarja ishte një grabitje me armë e shkuar keq, ku familjes i ishte prerë rruga nga dy persona të maskuar, të cilët e kishin qëlluar 30-vjeçaren sepse nuk u kishte dhënë çantën.

Por një ditë më pas, do të arrestohej bashkëshorti i saj Naim Murseli, me akuzën se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Murseli pagoi rreth 30 mijë euro Granit Plavën, në mënyrë që ai të hiqte qafe Liridonën.

Por teksa ende nuk është zbuluar arsyeja e plotë pse Murseli e donte të vdekur bashkëshorten e tij, një tjetër ngjarje e rëndë godet publikun. Këtë herë në Shqipëri, ku vetëm një ditë pas hyrjes së Vitit të Ri 2024, një grua vendos t’i japë fund jetës së saj duke pirë fotoksinë.

Bedrie Loka nga Sukthi i Durrësit u gjet pa ndjenja nga bashkëshorti në shtëpinë e tyre, në një ditë kur familja duhet të ishte duke festuar, pasi një nga 4 fëmijët e gruas kishte ditëlindjen. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqsisht ndërroi jetë dy ditë më pas.

Por edhe në këtë rast, ashtu si në vdekjen e Liridonës, fshihej shumë më shumë se çfarë dukej.

Jeta e Bedrie Lokës kishte kohë që ishte ktheyr në ferr, për shkak të shoqërisë, por edhe vetë bashkëshortit Xhemal Loka. Në rrjetet sociale ishte hapur një llogari false, ku postoheshin foto të 41-vjeçares shoqëruar me fjalë të rënda dhe denigruese që “njollosnin” moralin e saj. Deri më tani, thuhet se adresa ishte hapur nga një punëtore e fabrikës ku Bedria punonte prej disa kohësh, e cila në fakt ishte dhe kushërira e saj.

Kjo gjë vazhdonte prej një viti dhe sigurisht, kishte ndikuar në marrëdhënien me bashkëshortin, i cili punonte në Greqi. Xhemal Loka e kërcënonte vazhdimisht të ndjerën, duke përdorur thika e armë, madje pa u stepur dhe nga fëmijët e mitur. Kërcënimet dhe bullizmi ia bënë jetën të padurueshme 41-vjeçares, e cila si shpëtim pa vetëm largimin nga kjo botë.

Dy ngjarje që duken të ndryshme për dinamikën, por që kanë të përbashkët një gjë: Dy bashkëshortë që i çojnë me duart e tyre gratë drejt vdekjes. Naimi në kuptimin e plotë të fjalës, e Xhemali me dhunë psikologjike, pasi ende nuk ka prova se ai e ka dhunuar fizikisht Bedrien.

Personi që betohet se duhet të të mbrojë nga çdo e keqe e botës me dashurinë dhe respektin e tij, kthehet në fakt në të keqen që të jep goditjen e fundit, për t’u larguar nga kjo botë.

Si Liridona dhe Bedrie janë shumë gra në Shqipëri dhe Kosovë, por fatkeqsisht, në shoqërinë tonë maskiliste dhe gjithmonë e më shumë egoiste, historitë e tyre dëgjohen vetëm pasi emrat e tyre përmenden si pjesë e kronikës së zezë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT