“Rithemelimi” zhvillon mbledhjen e parë pa Berishën! Noka “lavde” ish-kryeministrit: Ai është politikani kyç

Deputetët e “Rithemelimit” kanë zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë në selinë e Partisë Demokratike.

Kjo do të shënojë dhe mbledhjen e parë pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pari që mori fjalën ishte deputeti Flamur Noka, i cili do të drejtojë mbledhjen, në mungesë të Berishës. E pikërisht, fjalën e tij Noka e nisi me ish-kryeminsitrin, teksa përsëriti pretendimet se ndalimi i Berishës në arrest shtëpie është vendim politik.

“Berisha sot është i burgosur politik. Rama çeli siparin e një neodikature. Do që të zhdukë opozitën. Në këtë situatë të imponuar, çdo demokrat, dhe çdo drejtues i PD duhet dhe do të hidhet në betejë. Ne duhet të marrim me shpejtësi kthesën dhe t’i përgjigjemi Ramës. Për këtë nuk do të ketë asnjë hezitim. Skema për të asgjësuar opozitën, është skemë e vjetër. Ata i kanë bërë llogaritë gabim. Ka një dallim mes liderëve dhe kryetarët. Kryetarët shkojnë dhe vinë, liderët mbeten. Ai nuk ka marrë askënd peng. Kjo që po ndodh sot është përpjekje për të ndryshuar të shkuarën. Berisha është politikani kyç në ndryshimet demokratike të 90. Ai i priu ndryshimit.”, tha Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT