Sërish shantazh me “tik tok”/ Arrestohet 32-vjeçari në Elbasan, kërcënonte të riun se do i publikonte…

Rrjetet sociale, e veçanërisht “tik Tok”, duekt se janë kthyer në një të keqe të madhe në vendin tonë.

Pas ngjarjes së rëndë në Sukth, ku një 41-vjeçare kreu vetëvrasje pasi bullizohej dhe denigrohej në këtë rrjet social, sot është zbuluar një rast i ri.

Një 32-vjeçar shantazhonte prej muajsh një të ri në Elbasan, se do i publikonte fotot familjare në profile false. Në këmbim të fotove, ai i kërkonte para viktimës. Policia ka arrestuar 32-vjeçarin e po ashtu ka sekuestruar dy celularë që përdoreshin nga ai.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetas me iniciale A. S., 32 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

32-vjeçari ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social “Tik-Tok”, një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT