“Motra ka shkuar me shenja në spital”/ Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra: Ka pasur plagë në kurriz

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vdekjen trajgike të Bedrie Lokës në Durrës.

Vëllai i saj ka ngritur pretendime se 41-vjeçka pasur shenja dhune në trup, kur është dërguar në spital, pais kishte konsumuar fotoksinë. Sipas tij, Bedrie ka pasur shenja në krahun e majtë, por ekspertiza ka deklaruar se nuk kishte shenja dhune.

“Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë.”– tha ai.

Ndërkohë, kushëriri tha se: “Te krahu majtë ka pasur shenjë. Doktori i ka thënë vëllait tjetër që ajo është dhunuar. Ia kanë treguar vëllait tjetër se është e dhunuar. Ndërkohë që në lajme dëgjuam se nuk është e dhunuar.”

Për ngjajren e rëndë u vu në pranga ditën e sotme bashkëshorti i gruas, Xhemal Loka, me akuzën se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe duke e kërcënuar se do e vriste. Prej një viti, e ndjera bullizohej në rrjetet sociale, ku ishte hapur një profil fals me foto të sajat, shoqëruar me fjalë denigruese.

Vëllai i 41-vjeçares tha se shteti duhet të bëjë drejtësi, në të kundërt do të duhet ta bëjë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT