“Pak ditë më parë e kërcënoi me vrasje”/ Dëshmia e djalit të Bedries: E futi në makinë si leckë…

etimet mbi vdekjen e Bedrie Lokës në Sukth të Durrësit vijojnë të nxjerrin detaje të rënda mbi ngjarjen.

Djali i madh i 41-vjeçares që ndërroi jetë pak ditë më parë ka dëshmuar se e ëma ka qenë viktimë e dhunës. Sipas tij, pak ditë para tragjedisë, kur Xhemal Loka u kthye në shtëpi, e kishte kërcënuar se do e vriste.

“E hodhi mamanë në makinë si leckë dhe e dërgoi në drejtim të Durrësit me shpejtësi duke i thënë ‘do të të vras’.”– ka treguar ai.

Akuza për dhunë kanë ngritur edhe vëllezërit e viktimës, të cilët janë shprehur se e dinin se motra e tyre dhunohej por e kishin falur disa herë Xhemalin. Ata po ashtu thanë se në trupi ne viktimës kishte shenja para se ajo të vdiste nga fotoksina.

Xhemal Loka u arrestua sot me akuzën se e ka shtyrë 41-vjeçaren drejt vdekjes me kërcënime dhe hdunë psikologjike. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, teksa utha se shkak për vetvrasjen e gruas ishite një profil fals në tik tok, ku shpërndahehsin foto me shprehje denigruese për të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT