Në mbështetje të Berishës, qindra qytetarë mblidhen poshtë shtëpisë për tubim

Pasditën e sotme qytetarë dhe përfaqësues të PD-së janë mbledhur për të gjashtën ditë për të protestuar para banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Qytetarët kanë shpërndarë ovacione në vlerësim të Berishës dhe kanë bërë thirrje kundra masës së vendosur ndaj ish-kryeministrit.
Në tubim kanë folur deputetë dhe mbështetës të cilët kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për arrestimin e Berishës.