“Bedria kishte shqetësim vetëm…”/ Zbardhet dëshmia e Xhemal Lokës para Gjykatës

Është zbardhur dëshmia e Xhemal Lokë para gjykatës, ku u vendos masa e sigurisë “arrest në burg” për të.
Ai ka mohuar akuzat se e ka dhunuar bashkëshorten e tij, Bedrie Loka, e po ashtu se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes. Ai ka pretenduar se i vetmi problem që Bedria kishte ishte denigrimi që i bëhej në “tik tok.
“Folëm për bërjen e një prokure për të marrë dy fëmijët në Greqi. I thashë dhe që të mos dilte pa një fëmijë në rrugë. Aty u acarua dhe tha se nuk kishte frikë të dilte në rrugë. Unë kam dhembje më shumë se kushdo dhe se familjarët e saj. E kisha nënën e 4 fëmijëve. Akuza u shpreh se nuk është masë ekstreme pasi ka prova se ka ushtruar dhunë. Kurrë nuk kam pasur armë në shtëpi”.– tha ai.
Fëmijët dhe vëllezërit e të ndjerës e akuzojnë 45-vjeçarin se ushtronte dhunë psikologjiek dhe fizike ndaj saj, madje kanë dorëzuar në polici disa pamje filmike ku provohej kjo dhunë. Po ashtu, raportoeht se në telefoni ne tij janë gjetur disa mesazhe dhe videome të cilat ai e kërcënonte 41-vjeçaren. Kjo dyshohet se e ka rënduar gjendjen e saj dhe më 2 janar, ajo u helmua duke pirë fotoksinë.