Dhunuan barbarisht shqiptarët në Mal të Zi/ Zbardhen EMRAT e autorëve, ishin me veshje ushtarake…

Janë zbardhur emrat e autorëve, që dhunuan barbarisht tre shqiptarët në Mal të Zi, mbrëmjen e 6 janarit.
Sipas Policisë malazeze tre nga të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic, ndërkohë ende nuk dihet identiteti i 5 personave të tjerë. Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja.
Në ditën kur ndodhi ngjarja, raporothet se ata kanë qenë me veshje ushtarake që përdoret për gjueti.
Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, të cilët ishin nisur për Gjermani, janë dhunuar sapo kanë zbritur nga trageti në Kotor nga 8 persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe sipas informacioneve paraprake të rinjtë shqiptarë janë goditur me shkelma dhe grushte pa asnjë arsye. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit në Mal të Zi.
Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kane nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar.