“Na shtrinë në tokë dhe na goditën”/ Flet një nga të rinjtë që u dhunua në Mal të Zi: Nuk patëm asnjë debat

Tre të rinj shqiptarë janë dhunuar barbarisht në Zelenika, në afërsi të qytetit të Herceg Novit në Malin e Zi të shtunën e 6 janarit. Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi ishin duke udhëtuar drejt Gjermanisë me një makinë me targa gjermane, kur u sulmuan në mënyrë të papritur nga një grup qytetarësh malazezë me sende të forta.

Klodian Meaj ka treguar për “Shqipëria LIVE” se si ka ndodhru ngjarja, ndërsa ka thënë se nuk kanë pasur asnjë debat, por sapo kanë zbritur nga trageti janë dhunuar. Sipas tij, ata persona dhunonin çdo makinë që kalonte pranë tyre.

 “Ne ishim  nisur për në Gjermani. Kur po zbrisnim nga trageti, se aty s’ka ndodhur asgjë, as kemi folur me njeri, na kanë dalë 5-8 vetë. Aty kishte shumë trafik. E pashë që po na shikonin. Ishin më këmbë, të veshur ushtarakë. Ishin shumë vetë. Sapo zbrita makinën, lëviza diku tek 10 metra, zbrita që të rregulloja pasqyrën e makinës, unë kisha një flamur shqiptar në makinë, por ishte shumë e vogël, nuk mendoj se kishte lidhje. Besoj që ata dhunonin çdo person që kalonte me makinë aty. Fillimisht na kanë goditur me shkelma dhe grushte, pastaj nuk e di me çfarë në goditën.

Ata na flisnin në një gjuhë që nuk e kuptonim, ne nuk u kemi thënë asgjë, nuk patëm kohë që të flisnim, u dhunuam menjëherë. Aty kishte plot njerëz por nuk reagoi njeri që të na ndihmonte. As postobllok policë nuk kishte. Pashë që po godisnin shokun tim, pastaj u kthyen sërish tek unë, aty na kanë shtrirë, na goditën në fytyrë. Arsyen nuk e di pse na dhunuan, edhe makinat e tjera që u bënin presion nuk reagoi askush. Ishin djem të mëdhenj, ishin 2 metra të gjatë, por fytyrat nuk ua kam parë mirë sespe na goditën direkt.”- tha Klodiani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT