“Lufta” për Belerin mes Shqipërisë dhe Greqisë/ Rama takim informal me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Raportohet se takimi është mbajtur për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga përplasjet mbi çështjen e Fredi Belerit, i cili vijon të jetë në burg që prej 12 majit 2023, kur u arrestua nën akuzë për blerje votash për zgjedhejt lokale.
Edhe pse në qeli, ai arriti të fitonte mandatin e kryebashkiakut në Himarë, por nuk është lejuar që të betohet për këtë detyre, dhe kjo është kthyer në një pikë të nxehtë raporteve diplomatike shqiptare dhe atyre greke.
Në vijim pritet që të kemi një informacion më të zgjeruar në lidhje me diskutimet mes palëve dhe nëse në tryezë ka qenë pikërisht çështjen Beleri.
Më herët kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi për Belerin i takon vetëm Gjykatës, teksa dha sinjale se po përgatitet për zgjedhje të reja në bashkinë në jug të vendit. Po ashtu, u përfol se Rama i kishte besuar ish-deputet Vangjel Tavo postin e përkohshëm të kryetarit në këtë bashki, por ky lajm u hodh poshtë nga vetë Tavo, i cili deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për diçka të tillë.