Shqiptarja vritet nga partneri grek, trupin ia futi në valixhe

Është zbardhur nga policia greke zhdukja e shqiptares Xhorxhia Murati, e cila tashmë raportohet se është vrarë nga partneri i saj grek.
Ky i fundit jepte intervistë për mediat greke sikur ishte i shqetësuar për të.
41-vjeçarja është gjetur e vrarë në një pyll, dhe trupi i saj ishte futur brenda një valixhe. Bashkë me partnerin e shqiptares është arrestuar edhe shoku i tij si bashkëpunëtor në krim.
Fillimisht, partneri i shqiptares tha se ajo ishte larguar me një shumë parash me vete, por e vërteta ishte ndryshe.