Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit/ Muhamet Rrumbullaku prej 24 orësh në Vlorë, detaje nga hetimet

Pas vrasjes së 22-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorës që prej mëngjesit të djeshëm.

Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen dhe ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë prej 24 orësh, që përfshin ngjarjen e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e kësaj analize janë edhe dosjet e vjetra dhe grupet kriminale.

Gjithashtu po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Deri më tani janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.

Drejtori i Përgjithshëm Rumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

I riu u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 7 janarit, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij. Në momentin e krimit, në zonë kishte mungesë të energjisë elektrike, teksa ende nuk dihet nëse kjo ishte e qëllimshme apo thjesht rastësi. Sinomati dyshohet se u qëllua me snajper nga një makinë që ndohej poshtë shtëpisë së tij. Ai dyshohet se është ndjekur nga atentatorët, pasi kishte pak ditë që ishtek thyer në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit me nënën e tij. Ndërkohë, babai i tij, Sokol Sinomati ndodhet në burg, pasi është dënuar për vrasje, teksa ishte dhe anëtar i një bande kriminale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT