“E kuptova që ishte vrasësi”/ Masakroi shqiptaren shtatzënë, flet ish-gruaja e 36-vjeçarit grek: Është xheloz i sëmurë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e një shqiptareje 41-vjeçare në Greqi, nga partneri i saj grek.

Ish-gruaja e autorit të dyshuar për vrasjen e shqipares Gjeorgji Murati ka four për mediat greke lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se 36-vjeçari ka qenë gjithmonë i dhunshëm.

“E dija që sapo doli në media, e kishte bërë ai. Unë mendoj se ai e kishte planifikuar vrasjen. Kemi qenë bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje,” tha ish-bashkëshortja e tij, duke folur për mediat greke.

Gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave.

“Më kishte goditur me grusht në sy, unë e kisha paditur,”-thotë ajo, ndërsa shton se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe të nënës, ndërkohë shtoi se ai është bërë i dhunshëm dhe me fëmijët e tij, të cilët kanë parë edhe skenat e dhunës mes tyre.

“Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja. Nuk mund të flisja me kolegun, se ishte xheloz, i sëmurë”- tha ajo.

41-vjeçarja u sulmua nga partneri i saj dhe një shok i tij, pasi shkoi në shtëpinë ku bashkëjetonte. Ata e sulmuan duke e goditur, më pas e prangosën dhe i shkaktuan prerje me thikë në organet gjenitale.  Më pas, ata e vendosën trupin në një valixhe dhe e lanë në një pyll, teksa zhdukën provat duke i hedhur në koshat e plehrve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT