“Më ka përdhunuar daja që 9 vjeçe dhe…”/ Shqiptari vret me çifte kunatin

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Volos të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë gjahu nga një bashkatdhetar.

Nga informacionet paraprake thuhet se autori 50-vjeçar duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain e bashkëshortes së tij.

Gjithashtu mediat greke shkruajnë se pas krimit të rëndë, autori është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT