Mediu përballet me Pinarin në gjykatë: Dini që unë kam qenë në Gërdec? Ish-drejtori: Atë e dini ju, por…

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO, Ylli Pinari u përballën këtë të mërkurë në seancën e radhës gjyqësore për “Gërdecin”.

Pinari u pyet nga Mediu nëse kishte dijeni që ish-ministri njihej me Mihal Delijorgjin.

Ylli Pinari: Këtë s’e dini ju, nga ta di unë

Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?

Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.

Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?

Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar nga një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhej leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.

Pinari u dënua më 13 shkurt 2013 nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 15 vjet burg, teksa një pjesë të dënimit ai e kreu gjatë qëndrimit në burg dhe pjesën tjetër në masën e arrestit shtëpiak, që gjykata e Tiranës kishte caktuar gjatë hetimeve. Ai do të lirohej në vitin 2014 me kusht, pasi i kishin mbetur edhe 3 vite e 7 muaj për të vuajtur, për shkak se kishte përfituar ulje dënimi.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ku në depon e demontimit të armëve në fashat, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 26 persona, e u plagosën 300 të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT