“Njerëzit thonë ç’i duam aeroportet, duam bukë!”/ Rama batuta me gazetarët: Kjo nuk ka munguar as në kohën e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët, teksa nuk kanë munguar as batuta.
Bëhet me dije nga burimet për media se në përfundim të takimit, Rama u shpreh se shumë njerëz shprehen se ‘ç’na duhen ne investimet, aeroportet, hotelet me 5 yje’, ne duam bukë’, ku tha se buka nuk ka munguar as në kohën e Skënderbeut.
“Në lidhje me investimet në Lezhë, shumë kush thotë se ‘ç’na duhen ne investimet, aeroportet, hotelet me 5 yje’, ne duam bukë’. Mirë po bukë… Bukë s’u ka munguar as në kohën e Skënderbeun, kjo është ekonomia, sjell sa më shumë njerëz ku fitojnë të gjithë zinxhirë. Unë jam shumë optimist e Lezhës.”, u shpreh Rama.