Ahmetaj në arrati prej 6 muajsh/ Zbardhet shkresa, Kuvendi njofton KQZ për përfundimin e mandatit të deputetit

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Në shpresën drejtuar KQZ-së, thuhet seseanca e mbajtur më 6 korrik të vitit 2023, ishte e fundit ku Arben Ahmetaj mori pjesë si deputetit i Kuvendit dhe ka munguar për 6 muaj pa arsye. Për këtë arsye, këkrohet mbarimi para kohe i mandatit.

Ahmetaj e fitoi mandatin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku u zgjodh deputet me 11.287, duke u renditur në listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark.

Nga ana tjëetër, sipas rezultateve të këtij procesi zgjehdor, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Arben Ahmetaj është në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Pavarësisht se i zhveshur nga imuniteti, Ahmetaj nuk mori asnjë vendim për të hequr dorë vullnetarisht nga mandati, teksa as kolegët e tij në grupin e PS nuk morën asnjë vendim për ta përjashtuar nga grupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT