“Edi Rama ikën nga pushteti në korrik”/ Sllamniku: Zgjidhje për Shqipërinë është vetëm…

Studiuesi i teorive konspirative Arianit Sllamniku ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka bërë një parashikim për politikën shqiptare.
Ai deklaroi se në muajin korrik të këtij viti, kryeministri Edi Rama do largohet nga ky post, ashtu siç më parë janë larguar nga pushteti ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta. Ai shtoi se zgjidhja e vetme që Shqipëria të zhvillohet si shtet, është bashkimi me Kosovën dhe vendosja e pushtetit të Prishtinës në Tiranë.
“Unë pata takime kur erdha në Tiranë dhe nuk ka mndryshuar asnjë mendim. Të gjitha palët politike janë vetëm një klub, dhe kanë ndarë rolet. Ligji vlen vetëm për ata që nuk kanë mbështetje dhe pushtet. Shqiptarët janë në depresion të thellë si popullatë dhe kjo nuk po ju pëlqen. E gjithë politika shqiptare do ikë në shtëpi, siç iku Berisha dhe Meta, edhe Rama do ikë këtë vit. Pas muajit korrik do të ikë, nuk do jetë më kryeministër.
Çfarë do bëni ju pa ata? E menndoni dot? Nuk ka kush krijon një klasë të re poltike, sepse janë të gjithë të mpirë. Zgjidhja ëhstë transferimi i pushtetit nga Prishtina drejt Tiranës. Vetëm kjo është. Po ta kishte kosova atë vend që keni ju, imagjinoni çfarë do bëhej. Por së shpejti do vijë momenti që të bëhemi një.”- tha ai.