E RËNDË/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën e Tiranës, pësoi sulm në zemër sapo… (FOTO)

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një qytetar ka ndërruar jetë.
Mësohet se qytetari ishte paraqitur në Gjykatë për të pyetur për datën e seancës gjyqësore, e cila pritej të zhvillohej sot. Më pas qytetari nuk është ndjerë mirë dhe është ulur në stol, por në këtë moment ka pësuar atak kardiak.
Në ambientet e gjykatës mbërriti dhe autoambluanca, por qytetari tashmë kishte ndërruar jetë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se qytetari u fut në Gjykatë për të pyetur për orën, por nuk u ndje mirë dhe u rrëzua, e më pas humbi jetën.
“Erdhi pyeti për orën. Nuk u ndje mirë, u ul në stol dhe ra në karrige”-tregon dëshmitari.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë, teksa trupi i viktimës është dërguar drejt morgut.