Pse lëviz me makinën e Ermal Kurtulajt? Ja si përgjigjet ish-ministri Ilir Beqaj

Ish-ministri Ilir Beqaj ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutash, marrjen e pyetjes nga SPAK.

Pas daljes nga Prokuroriae Posaçme, ai ka folur për mediat, ku është pyetur në lidhje me automjetin me të cilin ai lëviz, i cili rezulton të jetë nën emrin e Ermal Kutrulajt, i cili po hetohet po ashtu për abuzimin e fondeve në SASPAC. Beqja tha se ai vetë nuk ka leje qarkullimi dhe për këtë arsye lëviz gjithmonë me automjetet e personave të tjerë.

“Ka një arsye shumë të thjeshtë, që unë vi me makinë e të tjerëve sepse unë nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur asnjëherë leje drejtimi”- tha Beqaj.

Pronari i makinës me të cilën ish-minsitri u paraqit të SPAK u zbulua pasi Beqja u gjobit nga policia rrugore për parkim të gabuar.

Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.

Situata e ish-ministrit të Shëndetësisë, u rëndua gjatë muajit nëntor 2023, pak muaj pasi SPAK mori aprovimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, arrest me burg për biznesmenin Ilir Rrapaj. Beqaj vazhdimisht ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se Beqaj me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka shpërdoruar detyrën.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, duke kërkuar që ndaj tij të kryhet edhe hetim pasuror, madje ka lëshuar indicie se provat e dhëna nga SPAK çojnë në dyshimet se ish-ministri i Shëndetësisë mund të ketë falsifikuar dokumentet dhe ekziston mundësia që të ketë kryer edhe korrupsion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT