Shkarkimi i drejtoreshës/ Policia zbarkon në Kadastrën e Sarandës, kontrolle edhe në familjen e Aida Demit

Oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë mbërritur pak më parë në zyrat e Kadastrës në Sarandë, ku do kryhen disa kontrolle.

Aksioni i policisë vjen pas lajmit për shkarkimin e drejtoreshës Aida Demi, e cila dyshoeht se ka kryer shkelje ligjore gjatë drejtimit të institucionit. Po ashtu, kontrolle raportohet se janë kryer dhe në banesën edhe familjen e Demit.

Aida Demi mori detyrën në shtator të vitit 2021, pas dorëheqjes së Andri Dhimës. Më herët, Demi mbante detyrën e drejtoreshës në Zyrën Juridike të Sarandës.

Zyrtat e Kadastrës në vendin tonë shpesh janë vendosur në qendër të akuzave për shkelje, teksa më herët, për drejtorinë e Kadastrës në Saranda, vetë minsitri i Drejtësisië Ulsi Manja ka ngritur akuza.

“Janë dy raste që u përkasin shtetasve P.D dhe R.D, nuk kanë lidhje gjaku mes tyre për të cilët është kallëzuar në prokurori ish-drejtori i Aluizmit Sarandë dhe përgjegjësi i sektorit.

Në rastin e parë, ish-drejtori, ish-përgjegjësi dhe ish-specialisti i sektorit të legalizimeve, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Gjirokastër për pezullimin e legalizimit Agjencia Shtetërore e Kadastër ka vijuar me legalizimin e objektit dhe pajisjen me leje përkatës.

Rasti i dytë është kundërvënie kundër një vendimi gjykate për sigurimin e padisë mbi një objekt por me sa duket punonjësit e Agjencisë Sarandë e konsiderojnë vetën mbi gjykata dhe vijojnë duke i dhënë lejen e legalizimit, pavarësisht se godina e legalizuar prek infrastrukturë rrugore”, thoshta Manja në janar të vitit 2022.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT