FOTO/ I shpëtoi atentatit mbrëmjen e kaluar, kush është Zamir Kalemi

Foto që shihni më sipër i përket Zamir Kalemit, personi që arriti t’i shpëtojë atentatit mbrëmjen e kaluar. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip Smart, në momentin që persona më makinë, qëlluan me kallashnikov drejt tij.

Nga të shtënat, ai mbeti plagosur rëndë, ndërkohë që autorët pas ngjarjes dogjën automjetin në Bërxhitë.

Ky atentat është i lidhur me sagën e vrasjeve të Aleksandër Sadikajt si dhe Edmond Papës. Kalemi është kushuriri i Sadikajt, i njohur dhe si ‘Sanço’.

Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa 35-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe në shpatull.

Në përpjekje për t’ju larguar rrezes së  sulmit, ai është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pasi autorët janë larguar, ai ka dalë nga mjeti i tij tip “Smart” dhe me një makinë të rastit është çuar në spitalin e Traumës ku ndodhet në reanimacion.

Policia ka sekuestruar mjetin i cili u gjet duke u djegur në zonën e Bërxhitës, mjet të cilën përdorën autorët për atentatit, ku më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Po punohet dhe me kamerat në akset ku ka lëvizur Kalemi para ngjarjes, ndërsa policia po kreh zonën që prej mbrëmjes së djeshme për të rënë në gjurmët e autorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT