Çfarë po planifikonin autorët? Grabiten gjatë natës targat e disa automjeteve në Sukth!

Disa targa automjetesh janë grabitur gjatës natës së shkuar në fshatin Stall të Sukthit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë grabitur targat e disa automjeteve, të cilat ishin të parkuara para banesave. Mësohet gjithashtu se grabitësi ka qenë i vetëm, ndërsa nuk bëhet me dije se sa targa janë grabitur.

Ndërkohë nga ana tjetër po këqyren kamerat rreth zonës ku ka ndodhur grabitja, me qëllim identifikimin dhe kapen e autorit.

Zakonisht targat e vjedhura përdoren nga eksponentë të krimit për atentate. Ata përdorin automjete dhe targa të vjedhura, me qëllim të mos identifikohet personi që po përdor automjetin për kryerjen e vrasjeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT