Tensione në Kuvend/ “Rithemelimi” nuk “pyet” për ndërkombëtarët, nis kaosin për të prishur seancën

Me tension ka nisur edhe kjo seancë e plenare për këtë vit. Pas Himnit të Flamurit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi rendin e ditës dhe ftoi presidentin e Republikës, Bajram Begaj, të japë fjalën përshëndetëse.

Por diçka e tillë është e pamundur, teksa deputetët e ‘Rithemelimit” shkaktojnë zhurmë në sallë dhe kërkojnë largimin e Gardës. Edhe pse në seancë kanë marrë pjesë ambasadorët e vendeve të huaja, kjo s’ka penguar deputetët e opozitës të bllokojnë foltoren dhe punimet normale.

“Nxirre garden jashte”– ka deklaruar Gazment Bardhi në përplasje me Lindita Nikollën. Ndërkohë që kryetarja Kuvendit i ka kërkuar disa herë deputeteve që të ulen.

“Uluni ju te paret dhe garda do largohet”, tha Nikolla.

Në këtë seancë ka marrë pjesë dhe Lulzim Basha dhe përkrahësit e tij, të cilët kanë qëndruar ulur në vendet e tyre, ndërkohë që pjesa tjetër është përfshirë në protestë. Ndryshe nga seancat me flakadanë, këtë seancë demokratët kanë aktivuar disa zhurmues, të cilët kanë penguar punimin normal të Kuvendit.

“Turp për ju, po e shohin qytetarët. Ju nuk dëshironi që Presidenti i Republikës i drejtohet vendit me një fjalë”, tha Nikolla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT