“Rithemelimi” jo vetëm zhurmë në Kuvend/ Ndërpresin edhe deklaratën e Bashës për mediat

Deputetët e “Rithemelimit” duket se nuk u mjaftuan me kaosin e krijuar në Kuvend, pasi zhurmën e nisur aty e vazhduan edhe gjatë kohës që Lulzim Basha fliste për mediat jashtë parlamentit.

Teksa Basha mbante fjalimin, ata nisën të bënin zhurmë, megjithatë kreu i PD nuk ndaloi.

Seanca e sotme zgjati vetëm 13 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nisi të bënte zhurmë me bilbila dhe artopolantë. Megjithatë, mazhoranca arriti që me 73 vota të votonte emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.

Ndërkohë që Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro, po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga ministria e Ekonomise dhe 73 vota mori emerimi i tij si minister i Financave. Po ashtu, u betua edhe deputeti më i ri, Plarent Ndreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT