“Basha pret radhën duke folur në telefon”, ironizon Bardhi: Do ketë pasur lidhje me ndonjë nga mbretërit ose…

Gjatë fjalës së tij për mediat, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Bardhit iu kërkua një koment nga gazetari në lidhje me Bashën, ku u përgjigj duke thënë se “besoj se ka pasur lidhje me ndonjë nga mbretërit, apo presidentët e rëndësishëm”.

“Besoj se ka pasur lidhje me ndonjë nga mbretërit, apo presidentët më të rëndësishëm në botë meqenëse thotë se ka kontakt të vazhdueshëm me ta”, u shpreh Bardhi.

Deputetët e “Rithemelimit” duket se nuk u mjaftuan me kaosin e krijuar në Kuvend, pasi zhurmën e nisur aty e vazhduan edhe gjatë kohës që Lulzim Basha fliste për mediat jashtë parlamentit. Teksa Basha mbante fjalimin, ata nisën të bënin zhurmë, megjithatë kreu i PD nuk ndaloi.

Seanca e sotme zgjati vetëm 13 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nisi të bënte zhurmë me bilbila dhe artopolantë. Megjithatë, mazhoranca arriti që me 73 vota të votonte emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.

Ndërkohë që Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro, po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga ministria e Ekonomise dhe 73 vota mori emerimi i tij si minister i Financave. Po ashtu, u betua edhe deputeti më i ri, Plarent Ndreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT