Deputetët e Berishës nuk e lejuan që të flasë në Kuvend, Begaj në konferencë: Kuvendi ka nevojë për opozitën, zërin dhe argumentat e saj

Parlamenti Bajram Begaj ka dalë në konferencë për shtyp pasi Rithemelimi nuk e lejoi që ai të mbante fjalën duke krijuar kaos.

“Deputetët të gjejnë gjuhën e përbashkët ku mbizotëron dialogu. Kuvendi të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të vendit.

Kuvendi është hapësira e debateve ku profesionistë të ndryshëm të kenë mundësinë të përfshihen e të dëgjohen.

Kuvendi ka nevojë për opozitën zërin e saj argumentat e saj si dhe përballja në debate me ide dhe argumente. Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj”, tha Begaj./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT