Rama kujton masakrën e Reçakut: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku 45 shqiptarë u vranë nga forcat serbe.

Kreu i qeverisë shkruan se krimi shtetëror i luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, tronditi mbarë botën.

Rama shton se masakra e Reçakut do të qëndrojë përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet.

“25 vite nga Masakra e Reçakut???? Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet????”, shkruan kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT