Sërish shira pas acarit? Zbulohen surprizat e motit: Ditët në vijim temperaturat do arrijnë…

Java ka nisur me rritje të temperaturave të ajrit. Bëhet me dije se vlerat minimale të kenë regjistruar -1 në zonat malore ndërsa në ultësirën perëndimore nga 5-8 gradë.
Meteorologu i Meteolab, Hakil Osmani tha se gjithë java do të sjellë rritje të temperaturave, ku në ultësirën perëndimore pritet të shkojnë deri në 17 gradë.
Ditën e sotme pritet mot me vranësira dhe reshje me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.
Gjithë java do jetë me mot të paqëndrueshëm me prezencë të reshjeve të shiut, pasi do të ketë rritje të temperaturave, teksa më shumë reshje priten në veri.