Ekipet e forcave xheniere largohen me një pako në duar/ Policia jep detaje: Çfarë ndodhi në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje lajmin se në Qendrën spitalore universitare të Kosovës kishte lëndë shpërthyese.
Policia ka njoftuar se ka pastruar zonën ku dyshohej për mjete shpërthyese dhe se nuk paraqesin rrezik pasi janë materiale shkollore. Pas kryerjeve të veprimeve të nevojshme ekipet e specializuara janë larguar, ndërsa në duar mbanin edhe një pako.
Informacionet për gjetjen e mjeteve të dyshimta janë dhënë rreth orës 14:00 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës e cila ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin nga rreziku evnetual i shpërthimit.
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore“, njofton Policia.