Reforma Zgjedhore/ Zbardhet takimi mes Gjiknurite Alibeajt me kryetaren e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ka reaguar pas takimeve me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn për Reformën Zgjedhore.
Në një postim në rrjete sociale ajo thekson se mirëpret rifillimin e punës të premten për Reformën Zgjedhore dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizës nga OSBE-ODIHR.
“Takova sot bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Vijojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme“, shkruan ajo.
Edhe Enkelejd Aliibeaj ka reaguar pas takimit, teksa shprehet se kjo reformë është prioritet për Partinë Demokratike.
“Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory sëbashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.
Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.
Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.”– shkruan Alibeaj.