Emërimi i Palmer: Amerika dëshiron zgjidhje sa më të shpejtë mes Kosovën dhe Serbisë

Ardhja e Metthew Palmer t si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor po shihet si mundësi e mirë për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për dialogun Kosovë- Serbi,
Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se me ardhjen e Palmer në këtë detyrë e mirëpret një ndikim më të rritur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në integrimin e Kosovës e rajonit.
“Mirëpres një ndikim më të rritur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit në Kombet euro-atlantike”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twiter.
Ndërsa edhe Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi Ivica Dacic, ka thënë se me Palmerin SHBA po dëshiron zgjidhje sa më të shpejtë me Kosovën.
“Emërimi i Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor është një shenjë që administrata amerikane dëshiron që të gjejë një zgjidhje për Dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë sot Ivica Dacic, ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, duke theksuar se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë në Bruksel.
“Kjo është një shenjë që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të zyrtarizojnë në një farë mënyre atë që po thonë vazhdimisht, dhe kjo do të thotë të inkurajojë një zgjidhje të shpejtë të çështjes, domethënë të inkurajojë të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Dacic për RTS.
Departamenti i Shtetit Amerikan ka emëruar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.
Palmeri do të marrë pjesë në Forumin strategjik të Bledit në rolin e ri që më 1 shtator, kurse më vonë do ta përfaqësojë SHBA-në në takimet e Quintit në Bruksel e Podgoricë.
Pos detyrës së re, Palmer do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e Zëvendës-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit në Byronë e Çështjeve evropiane dhe euro aziatike, pozitë që e mban që nga 2018’a.
Më parë ka qenë Drejtor i Zyrës për Evropën jugore dhe të mesme.