‘Burrecër, tip goresh/ Bardhi e Noka dhunuan Açkën, nënkryetari i PD: Jo kushdo që vesh kostum e kravatë është burrë

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar ashpër për zhvillimet e ditës së sotme, në komisionin për Median, ku deputetët Gazment Bardhi e Flamur Noka u përplasën ashpër me deputeten Flutura Açka, të cilës i shkulën edhe mikrofonin për të mos e lënë të fliste.

Bejko u shpreh ashpër, duke i cilësuar Bardhin dhe Nokën si ‘burreca’ ndërsa Açkën si të patrembur.

Reagimi i plotë:

Pse, i quani burra ju ata?!

Jo kushdo që vesh një kostum e kravatë burrash është burrë.

Burrë të bën tjetër gjë, jo pamja, jo veshja, as trashja me mundim e zërit të hollë e të përdredhur…

Burrat  janë pak, burrecër tip gorresh, i ke me shumicë në parlament.

Unë pashë aty ulur një shqiponjë që syri nuk ia bënte tërr edhe pse çukitej nga dy sora e një korb i zi.

Ju paskeni parë burra?!

Për burrin e keq, të pabesë e dredharak, shqiptarët kanë një fjalë…./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT