Fillon hetimi i thelluar për Erzenin, Lufrën, Gjirofarmën dhe Shakën

Autoriteti i Konkurrencës ka filluar një hetim të thelluar ndaj katër kompanive kryesore të prodhimit dhe tregtimit të nënprodukteve të qumështit. Njoftimi u bë ditën e sotme dhe mësohet se bëhet fjalë për kompanitë Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra) dhe SHAKA Boboshticë SHPK.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se Komisioni i Konkurrencës u mblodh në datë 29.12.2023 dhe mori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj katër kompanive në fjalë.

Sipas analizës së bërë nga ky institucion në tregun e shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, u evidentua se sjellja e këtyre firmave të cilat kanë një pjesë të konsiderueshme të tregut, ka dyshime se përbën abuzim me pozitën dominuese referuar nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Si rrjedhojë Komisioni i Konkurrencës vendosi të hapet procedura e hetimit të thelluar ndaj tyre. Hetimi do të përfshijë vitet 2022 dhe 2023.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT