SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare e makinat e Ervin Matës

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit, ka sekuestruar HEC-in “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.
Nga ana tjetër veç Breçanit, Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të tij apo familjarëve.
Sot në Apelin e Posaçëm do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros, por u shty për një datë tjetër.
Në 20 nëntor SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.
Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.