RENEA i arrestoi të birin se kërcënoi ta vriste me sëpatë, lutet babai: Lirojeni, i duhet psikolog

Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, Maminas në Durrës paraditen e sotme.

Siç është bërë me dije nga njoftimi i policisë një 35-vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

Mësohet se pas arrestimit babai i 35-vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. Në një prononcim për gazetarët babai Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë.

“Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet por të kurohet tek një psikolog.”- tha para mediave Hoxha.

I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT