“Ore zotëri”/ Basha “përplaset” me gazetarin: E more përgjigjen, takimet private…

Gjatë konferencës së zhvilluar sot me gazetarët, Lulzim Basha ka debatuar me një gazetar, pasi u pyet nëse ka takuar ndonjë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë.
Basha tha se ka takuar disa, dhe se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë 100% të shëndetshme, por tha se nuk do të japë një emër, pasi janë takime pune private, dhe se nuk do t’i shfrytëzojë për interes mediatik.
Pjesë nga diskutimi:
Gazetari: “Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?”
Basha: “Ku e dini ju?”
Gazetari: “Po ma bëj publik një takim me një ambasador?”
Basha: “Dje!”
Gazetari: “Kush?”
Basha: “Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediat, është një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë… Pardje, para 4 ditësh, para 6 ditësh…”
Gazetari: “Ju kanë takuar këtu, apo keni shkuar ju?”
Basha: “Ore zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë…”
Gazetari: “Duhet t’u besojmë deklaratave tuaja pa asnjë fakt?”
Basha: “E more përgjigjen. Deklaratat e mia janë publike dhe në përgjegjësi të plotë.”