Berisha, autogol me mandatin! SPAK: Arresti i shtëpisë, njësoj si paraburgimi. Nëse do ishe në detyrim paraqitje…

Sali Berishës i refuzohet kërkesa për të marrë pjesë në seancat plenare. Ky ka qenë vendimi që ka marrë dje SPAK në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit për të marrë pjesë në Kuvend, ndonëse ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’.

Në vendimin e plotë që JavaNews po boton më poshtë, SPAK shprehet se në rastet e arrestit të shtëpisë funksionojnë të njëjtat rregulla si në paraburgim. Për këtë arsye pavarësisht se Sali Berisha mund të humbasë mandatin, ai nuk mund të shkojë në Kuvend.

SPAK thotë se nëse Berisha do të qëndronte në “detyrim paraqitje” atëherë mund të shkonte në seancat plenare.

Mesa duket këtë pjesë Sali Berisha s’e kishte menduar dhe e çoi çështjen deri në ashpërsimin e masës që tani i rrezikon edhe mandatin.

javanews /a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT