Noka: Mblidhemi prej 20 ditësh në shi e në të ftohtë te ‘Rruga e Shpresës’, për t’i thënë Doktor Berishës se s’është vetëm

Flamur Noka zhvilloi një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ku deklaroi se Sali Berisha “sot u pengua që të bënte detyrën, të përfaqësonte në Kuvend qindra mijëra shqiptarët që i besojnë dhe votojnë Partinë Demokratike”.
“E penguan sepse Sali Berisha u kujton, me fjalë dhe rezistencë, se si partia e Rilindjes dhe Skapi i partisë kanë lënë të lirë me qindra kriminelë, vrasës dhe korruptues dhe të korruptuar që kanë vjedhur dhe vjedhin çdo ditë taksat tuaja, taksat e shqiptarëve. SKAPI i partisë, pa asnjë argumentim, ndalon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar opozite, që të jetë përfaqësuesi i zgjedhësve të vet”, tha Noka.
Antikorrupsioni i Sali Berishës ka qenë dhe njeri nga faktorët kryesor të sukseseve të qeverisjes së tij. Pas daljes në opozitë Sali Berisha denoncoj me shumë se të gjithë politikanët e tjerë të marrë së bashku aferat personale familjare dhe qeveritare korruptive të Edi Ramës dhe ministrave dhe zyrtarëve të tij”, shtoi Noka.