Çështja e kufijve: A do të mund Haradinaj ta ndalë Palmerin

Haradinaj këmbëngul se do të jetë mbrojtësi i kufijve dhe marrëveshjeve që i lëvizin ato. Por i porsa emëruar emisar amerikan, Mathew Palmer duket se mendon ndryshe, shkruan Gazeta Metro.

Mathew Palmer njihet për deklaratën e tij se nuk ka vija të kuqe mes Kosovës dhe Serbisë, por një marrëveshje rreth njohjes, që nënkupton edhe lëvzijen apo ‘përmirësimin’ e kufijve.

Kjo në gjuhën e presidentit Hashim Thaçi tashmë është e njohur për publikun si korrigjim i kufijve, të cilin me ngulm dhe në çdo formë e ka kundërshtuar Ramush Haradinaj.

“Duhet të jemi të qartë se nuk ka lojë me kufijë. Duhet sqaruar se Kosova është multi-etnike. Ne kemi dhënë shumë komuna të vogla për komunitetet, i respektojmë. Por në këtë Kosovën që kemi nuk i zë dy shtete. Pra, Kosovën dhe një shtet tjetër, një Dodik Republikë, një mini-Rusi”, ka deklaruar Haradinaj ditë më parë.

Ndërsa në një intervistë për EO, Haradinaj sot ka treguar edhe shkaqet e dorëheqjes së tij.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga kjo pozitë me arsyetimin se ai është i ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar dhe nuk mundet që të shkojë atje të intervistohet në pozitën e kryeministrit, por dëshiron të shkojë si qytetarë i thjeshtë.

Mirëpo tash Haradinaj ka dhënë tjera shkaqe se pse ai ka dhënë dorëheqje.

Ai ka bërë me dije se ishin vendet e QUINT’it ato që i bënë presion dhe e detyruan atë që të jap dorëheqje. Ku disa nga arsyet e këtij presionit ishin taksa dhe çështja e kufirit.

“Vendet e QUINT’it janë aleat i Kosovës dhe janë të interesuara për zgjidhjen e problemit me Kosovës dhe Serbisë. Por ata duhet me kuptu që nuk duhet me i ba më presion Kosovës, sepse nuk ka hapësirë më. Me presion e dërgun dhe Qeverinë të shpia”, ka thënë Haradinaj./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT