Analisti britanik: Matthew Palmer personi i duhur për këtë punë

Gazetari britanik e njohës i Ballkanit Tim Judah konsideron se zgjedhje më të mirë se Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Ballkan dhe Egje, Matthew Palmer nuk ka mundur të bëhet, njeri realist dhe i kujdesshëm, lëvizje që tregon interesimin që problemi të zgjidhet, transmeton Gazeta Metro.

Matthew Palmer me përvojë 25 vjeçare e njeh rajonin dhe figurat kryesore shkëlqyeshëm. SHBA nuk ka mundur të gjejë person më të duhur para së gjithash për të zgjidhur nyjën në të cilën është lidhur dialogu mes Prishtinës Beogradit.

Tim Judah e sheh si hap fillestar i mirë por jo edhe domosdo dhe sinjal për nisjen e zgjidhjes por konsideron se edhe BE’ja do të duhej të e ndiqte shembullin e tyre dhe të caktonin një përfaqësues për Ballkan.

“Dikur do të ishte e pa imagjinueshme që politikanë shqiptarë nga Kosova të refuzonin diçka që ishte kërkuar nga SHBA’ja. Ai shtoi se kjo nuk do të ndryshohet me caktimin e Palmer .Gjithsesi, mendoj se është lëvizje e mirë pasi tregon se ka interes që problemet të zgjidhen”.

Tim Judah theksoi se Palmerit i duhet edhe ndihma e BE’së pasi nuk sheh se pse do të duhej që kosovarët të pajtohen për çfarëdo çështje, pa heqjen e vizave, e ky problem është në duart e shteteve anëtare të BE’së.

Heqja e vizave do të zhbllokonte gjithçka theksoi Judah, por kjo nuk është tani çështje vetëm e BE’së pasi ata dhanë dritën e gjelbër por tek disa shtete anëtare të si Hollanda dhe Franca.

“Nëse për qytetarët e Kosovës vizat do të hiqeshin përfundimisht, atëherë ata me të vërtetë do të pranonin gjithçka që do ju kërkohej, përveç ndarjes, heqja e taksës e rinisja e dialogut etj”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT