Gjyqi i Epstein, dëshmitarja: Bill Clinton është filmuar duke bërë seks me një vajzë të mitur!

Sarah Ransome, e cila pretendon se është një viktimë e Jeffrey Epstein, i shkroi në email një gazetari në vitin 2016 duke thënë se Duka i Jorkut, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe biznesmeni miliarder Richard Bransonu filmuan duke bërë seks me shoqen e saj, identiteti i të cilës nuk dihet.
Një firmë që përfaqëson avokatin e Epstein, Alan Dershowitz, tha se zonjës Ransome “i mungon qartë besueshmëria”.
Gjykatës nuk iu dha asnjë provë për ekzistencën e ndonjë kasete dhe akuzat u tërhoqën nga Ransome menjëherë pasi u bënë fillimisht.
Ransome pretendon se të tre emrat që ajo akuzon, janë filmuar nga Epstein. Ajo hedh akuza të rënda edhe ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Duke adresuar pretendimet për Andrew, ish-presidentin amerikan Clinton dhe Branson, biznesmenin miliarder britanik, Ransome shkroi në email:
“Kur shoqja ime kreu marrëdhënie seksuale me Clinton, Princin Andreë dhe Richard Branson, ata u filmuan nga Jeffrey. Falë Zotit, ajo arriti të marrë në dorë disa pamje të kasetave të filmuara, të cilat identifikojnë qartë fytyrat e Clinton, Princit Andreë dhe Branson që kryenin marrëdhënie seksuale me të. Epstein nuk u pa në asnjë nga pamjet, por ai ishte i zgjuar.
Por kur shoqja ime përfundimisht pati guximin të fliste dhe shkoi në polici në vitin 2008 për të raportuar atë që kishte ndodhur, asgjë nuk u bë dhe ajo u poshtërua plotësisht nga departamenti i policisë ku shkoi të raportonte atë që kishte ndodhur me Epstein, Clinton, Branson dhe Princin Andrew”, pretendon Ransome.
Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg federal në Manhattan, Nju Jork, në gusht të vitit 2019, ndërsa ai priste gjykimin për akuzat për trafikim seksual. Vdekja u cilësua si vetëvrasje.