Përkujtohen sot katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”, Veliaj: Kujtojmë për të mos harruar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”.

Kujtojmë që më 21 janar 2011, u vranë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me këtë datë, duke postuar një foto të shkrepur nga 13 vite më parë ku ai mban një trëndafil të kuq në dorë për viktimat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT