Temperaturat deri në -11, reshjet e dëborës…/ ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve: Të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Teksa vendi ynë po përballet me një mot të keq, me reshje shiu dhe bore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi situatën në terren.

Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të borës në zonat veriore, por është rritur në juglindje.

Njoftimi i ARRSH-së:

“📍Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore🌨️ dhe është rritur në zonën Juglindore 🏔️si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë💨Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë🏔️ 🌡️Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore🗻

🦺Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren 🚜kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat❄️

Qarkullimi vijon pa probleme🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT