Nikolla Sandulloviç: Çfarë krimi është të vendos lule në varrin e vajzës 7 vjeçare?

Opozitari serb Nikolla Sandulloviç, i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë nga shërbimi sekret serb, ka folur për mediat kosovare.
Në një intervistë ekskluzive për RTK në Kosovë, ai tha se nuk kishte kryer asnjë vepër penale dhe për këtë arsye arrestimi i tij ishte i pabazë. Sipas tij, nuk është krim të vendosësh lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare.
“Çfarë krimi është nëse i vendos lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare, ku ka faj ajo, kushdo qoftë babai i saj, çfarë lidhje ka kjo me vajzën. E bëra si njeri, babai, bashkëshorti, si lider i një partie, politika e së cilës është paqja dhe pajtimi në rajon. E konsiderova si detyrim njerëzor dhe moral të shpreh respektin dhe keqardhjen për vrasjen e një vajze shqiptare në këtë rast, të gjithë fëmijët janë viktima të pafajshme”, tha Sanduloviç.
Sakaq, Agjencia e Sigurisë dhe informacionit të Serbisë, BIA, mohon akuzat se lideri i Partisë Republikane është dhunuar.
Përmes një deklarate ata hodhën poshtë akuzat duke thënë se promovuesit e “të ahtuquajturës Kosovë” duan që të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin publik, atë vedas dhe të huaj.
“Duke thënë gënjeshtra për sjelljet e supozuara të paligjshme të anëtarëve të BIA-s, Sandulloviq dhe promovuesit e tjerë e të ashtuquajturës Kosovë, duan të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin vendës dhe të huaj, të dëmtojnë reputacionin e BIA-s dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë së Republikës së Serbisë”, u tha në deklaratë.
Sandulloviç u kritikua ashpër në mediat shtetërore pasi ropostoi një video të vitit të kaluar në të cilën shihej teksa vizitonte varrin e Adem Jasharit. Ai e ripostoi videon së bashku me një tjetër falje, për vdekjet dhe dëmet që serbët u kanë shkaktuar shqiptarëve.
“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, shkroi Sandulloviç në X më 2 janar. Kjo deklaratë e tij besohet të jetë dhe arsyeja e arrestimit të tij më 3 janar.